Pogradec/ Iu gjetën nga policia stiva drush për zjarr, të prera pa leje, nën hetim 51-vjeçari

22/08/2023 14:34

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me specialistët e IMT-së, Tiranë, në vijim të kontrolleve të mbështetura nga inteligjenca informative, për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së prerjes së druve, në mënyrë të kundërligjshme, kanë evidentuar një tjetër rast në këtë fushë.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. I., 51 vjeç, banues në Pogradec.

51-vjeçari kishte stivuar 48 m³ dru për zjarr, të dyshuar të prerë në mënyrë të kundërligjshme prej tij, në vendin e quajtur “Bozhiq”.

Sasia e druve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA