Projekti i Kombeve të Bashkuara përzgjedh Elton Ilirjanin për fushatën kundër dhunës on line

16/08/2023 23:58

Elton Ilirjani është përzgjedhur nga Kombet e Bashkuara dhe përkatësisht nga UNFPA Kosta Rika për fushatën e #bodyrightcampaign.

Kjo fushatë që ka zgjedhur pasarelat e modës nëpër botë të përçojë mesazhin e vetë ka për synim të ndërgjegjësojë njerëzit për dhunën on line ndaj grave dhe vajzave të reja. Ata e krahasojnë të drejtën mbi imazhin e trupit njësoj si të drejtat e autorit “copy right” pra “body right”. Kjo lëvizje shpreh mbështetjen që Kombet e Bashkuara i bëjnë të drejtave të njeriut dhe sidomos të drejtës së grave dhe vajzave mbi trupin e tyre. Kështu ulet në maksimum edhe abuzimi që bëhet ndaj trupave të vajzave dhe grave online me zhvillimin e teknologjisë.

Kjo fushatë nëpërmjet pasarelës është hapur nga Elton Ilirjani si i ftuar special në San Jose të Kosta Rikës në “La Antigua Aduana”! Në këtë pasarelë ishin ftuar edhe gra dhe vajza të njohura në Kosta Rika, nga realitete të ndryshme, gra indigjene, me prejardhje afrikane, emigrante, si edhe gra dhe vajza me nevoja specifike, të cilat ecën në këtë pasarelë me Eltonin. Disa nga këto gra kishin qenë edhe vetë viktima të dhunës online.

Eltoni u trajtua ne Kosta Rika gjatë Javës së Modës dhe sidomos nga projekti i Kombeve të Bashkuara si një model i suksesshëm ndërkombëtar, influencer, filantropist dhe aktivist i të drejtave të njeriut!

FOTO GALERI
7/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA