U kap me mbi 100 mijë paund në portin e Durrësit, gjykata lë të lirë emigrantin
15/08/2023 16:19
Gjykata e Durrësit la të lirë emigrantin shqiptar që u kap me mbi 100 mijë paund në portin e Durrësit.
Për Diafet Palushin 30 vjeç u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, ndërsa hetimet për mosdeklarim të të hollave në kufi vazhdojnë.
Palushi u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Fluksi 3”, disa ditë më parë në portin e Durrësit.
30-vjeçari, i cili vinte nga Anglia u arrestua sipas policisë pasi kishte fshehur në çantën e dorës 100 460 paund, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi”.
Ai ka deklaruar se sasinë e parave nuk e kishte fshehur, pasi ajo është produkt i punës së tij në Angli, dhe po e mbante në çantën e dorës.
Top Channel