26/11 23:02
Spanja është finalistja e parë e Kupës së Botës për femra që po zhvillohet në Australi dhe Zelandën e Re.
Ekipi spanjoll mundi në gjysmëfinale skuadrën e Suedisë me rezultatin 2-1 dhe kështu siguroi një vend për në finalen e madhe, me golat që për Spanjën i realizuan Paralluelo në minutën e 81’ dhe Carmona Garcia në 89’, teksa për suedezet rrjetën e gjeti vetëm Blomqvist në minutën e 88’.
Ndërkohë finalistja e dytë do të vendoset mes Australisë dhe Anglisë.
Finalja e madhe do të luhet më 20 gusht në orën 12:00 të mesditës mes Spanjës dhe një pre Australi-Angli./ Super Sport
Top Channel