A e keni vënë re se kur akullorja është shkrirë pak dhe më pas ngrihet sërish, nuk është më e mirë si më parë?

Kjo ndodh sepse, kur akullorja shkrihet, ajo humbet pjesën më të madhe të përmbajtjes së saj në ajër dhe gjithashtu ndryshon konsistencën e kristaleve të akullit, të cilat modifikojnë densitetin e tyre. Akullorja formohet duke përfshirë ajër, ngrirja dhe brumi kremoz ndodhin njëkohësisht dhe masa rritet në vëllim.

Flluskat e ajrit dhe kristalet e akullit që krijohen në akullore gjatë ngrirjes janë mikroskopike (20-50 mikron) dhe i japin akullores një strukturë prej kadifeje. Në të njëjtën kohë, flluskat e ajrit mbulohen me yndyrna, të cilat tërheqin proteinat. Kur akullorja shkrihet, struktura e saj molekulare ndryshon.

Kristalet e akullit treten, duke liruar sheqernat e ruajtura. Flluskat e ajrit largohen ndërsa shtresa e yndyrës dhe proteinave hollohet dhe produkti kthehet në gjendjen e tij të lëngshme. Duke e ringrirë, nuk do të jetë njësoj si më parë, sepse pasi humbet ajrin e përfshirë me kremin, nuk do të jetë më e butë. Kristale më të mëdha akulli do të formohen, të cilat bllokojnë më pak sheqer dhe akullorja do të jetë më e fortë dhe më me kokrriza.

Në këtë sezon veror njerëzit mundohen t’i gjejnë vetes së tyre freskim duke konsumuar ushqime dhe pije të cilat do ti ndihmonin trupit për ta rregulluar temperaturën. Shpesh në këto raste ajo që na bie ndërmend janë akulloret por nuk duhet të konsumojmë gjëra të cilat përmbajnë shumë ujë. Një numër i madh njerëzish të cilët kërkojnë akullore në mot të nxehtë dhe hanë sasi të mëdha me idenë për t’u freskuar e kanë gabim. Konsumimi i saj në sasi më të mëdha mund t’ju ngrohë dhe jo freskojë. Disa shkencëtarë pohojnë se trupi ngrohet duke ngrënë ushqime me shumë kalori si akulloret./ tar

Top Channel