Një tarracë e një banese është shembur në Qerret dhe ka zënë poshtë dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Katundit të Ri në Qerret, rreth orës 13:15, ku është shembur tarraca e banesës së Shaban Shehut, rreth 55 vjeç, dhe ka zënë poshtë atë dhe punëtorin Albert Rroshi, 27 vjeç, të cilët po kryenin punime ndërtimi.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga rrënojat, të të 2 shtetasve, të cilët ishin fqinj me njëri-tjetrin.

Pronari i banesës, për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën, ndërsa Albert Rrroshi është transportuar menjëherë në spital dhe po merr asistencë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA