Humbi jetën në krye të detyrës/ Nderohet komisar Gani Malushi: Luftoi pa kompromis me bandat e krimit

07/08/2023 09:54

Kanë kaluar 20 vite nga vdekja tragjike e komisar Gani Malushit në krye të detyrës dhe sot në përvjetorin e vdekjes së tij, dëshmori është nderuar nga presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Begaj shkruan se shembulli i tij frymëzues do të nderohet gjithmonë, pasi nuk ra asnjëherë në kompromis me pandat dhe krimin.

Balla shkruan se Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do t’i jenë gjithmonë mirënjohës Komisar Gani Malushit, për gjithçka ai bëri për rivendosjen e shtetit dhe të ligjit në Tropojë, Berat, Librazhd, Krujë, Kukës etj.

Top Channel