Dy persona janë kapur në flagrancë në Golem, teksa po tentonin të grabisnin një automjet të parkuar.

Në pranga ranë shtetasit E. M., 36 vjeç dhe E. M., 19 vjeç, të dy banues në Kavajë, të cilët sikurse duket në pamje, tentojnë të hapin derën e automjetit për ta grabitur.

Gjithashtu, mbi dyshime për bashkëpunim me 2 shtetasit e arrestuar, për këtë tentativë vjedhjeje, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. V., minoren, banues në Kavajë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel