Fentanyli, shkaktari i shumicës së vdekjeve nga opioidet

06/08/2023 18:00

Zyrtarët meksikanë u takuan më 25 korrik me zyrtarët amerikanë dhe kanadezë në Meksikë, për të diskutuar rreth përpjekjeve për të luftuar trafikimin e opioidit sintentik, fentanylit.

Për të kuptuar këtë problem, Zëri i Amerikës bisedoi me disa ish-përdorues të fentanylit në një qendër rehabilitimi në Uashington. Kornika është përgatitur nga korrespondentja Julia Riera.

“Fillimisht, për shume vite, mjeku më kishte dhënë recetë për opioide. Më pas, pasi humba sigurimin dhe me ligjet e rrepta për kontrollin e tyre, forma më e lehtë ishte që t’i blija ato nga dikush në rrugë”, thotë Megan DeFranco, një ish përdoruese e Fentanylit.

Ajo është në mesin e 75 për qind i të varurve nga opioidet, të cilët, Institutiti Kombëtar i Shëndetësisë, thotë se e nisën përdorimin e tyre me recetë nga mjekut.

“Njerëzit nuk zgjedhin ta përdorin atë. Unë mendoja se po përdorja diçka që ishte me recetë”, thotë zonja DeFranco.

Ilaçi “OxyContin” dikur dominonte tregun e ligjshëm dhe të paligjshëm të opioideve.

Por tani, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, fentanyli, që kryesisht prodhohet në formë të paligjshme, është shkaktari i shumicës së vdekjeve nga opioideve.

Johnny Bailey është me qendrën rehabilieuse “HIPS” në Uashington.

“Fentanyli është pothuajse shkaktari i të çdo vdekjeje. Mbi 90 për qind e mbidozave fatale, janë si pasojë e fentanylit”, thotë zoti Bailey.

Sipas Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, më shumë se 150 njerëz vdesin çdo ditë, si pasojë e mbidozave që lidhen me opioidet sintetike si fentanyli.

“Është shumë dëshpëruese, sepse jemi zhytur në vdekje, varfëri dhe probleme tjera”, thotë zoti Bailey.

Vdekja e një të afërmi të zonjës DeFranco, bëri që ajo të ndalonte përdorimin e drogës. Ajo nisi rehabilitimin në grupin “HIPS”.

“Rehabilitimi nuk ishte i lehtë, sepse keni shumë mendime në kokë… Por, ia dola. U deshën disa përpjekje. Është si një epidemi”, thotë ish-përdoruesja.

Instituti Kombëtar për Abuzimin e Drogave thotë se 40 deri në 60 për qind e njerëzve që mundohen të heqin dorë nga drogat hasin në vështirësi.

Johhny Bailey është një nga të rehabilituarit.

“Po mbush 10 vite. Pasi e mblodha veten, u ktheva në shkollë për të marrë diplomën për punë sociale, sepse misioni im ishte t’u ofroja njerëzve gjërat që unë do të doja t’i kisha. Dikur isha i papunë, një i gjunjëzuar, që ka lënë shkollën dhe i divorcuar. Tani jam i martuar. Është fantastike”, thotë ai.

Opioidet janë një problem global, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Qendrave kombëtare të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, opioidet janë shkaktarët kryesorë të vdejeve si pasojë e mbidozës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA