Nga Brazili 5 herë kampion bote te debutuesit; rezultatet më të mira historike të skuadrave të Botërorit të 2026
Lajme të këqija nga Spanja rreth situatës së Ilkay Gundogan. Sipas të përditshmes AS, Barcelona po has vështirësi për regjistrimin e gjermanit në La Liga.
Dhe nëse kjo nuk ndodh deri para datës 12 gusht, kontrata e mesfushorit rrezikon të anulohet.
Klubi katalanas ka siguruar të ardhura pak kohë më parë nga shitja e një pjese të “Barça Media”. Megjithatë duket sikur paratë për zgjidhjen e çështjes së ish-kapitenit të Manchester Cityt nuk mjaftojnë.
Nëse regjistrimi i 32-vjeçarit dështon, atëherë atij do t’i lihet kohë deri në fund të muajit për të gjetur një skuadër të re… Lajm shumë i keq për kampionët e Kosovës, pasi Xavi e llogarit lojtarin si titullar dhe pjesë të rëndësishme të projektit.
Përveç Gundogan, Barça ka nënshkruar edhe me Inigo Martinez e Oriol Romeu. Rasti i Gundogan është i veçantë, pasi ndryshe nga lojtarët e tjerë të ardhur këtë merkato, gjermani ka një klauzolë që e lejon të kërkojë një ekip tjetër.
Gjithmonë nëse regjistrimi nuk bëhet deri para nisjes së sezonit të ri të La Liga-s, opsion të cilin lojtarët e tjerë nuk e kanë. Megjithatë klubi është duke punuar për sigurimin e të ardhurave, për të shmangur largimin e Gundogan./ SuperSport
Top Channel