Brighton nuk heq dorë nga Kristjan Asllani. Pas sondazheve të kryera në muajin qershor, skuadra e drejtuar nga italiani Roberto De Zerbi është rikthyer sërish të kërkojë informacione për mesfushorin shqiptar të Interit.

Tekniku italian ka simpati të veçantë për Asllanin dhe kërkoi personalisht informacione te Ausilio në muajin qershor, por atëherë mori një refuzim të prerë nga njeriu i merkatos te Interi.

Megjithatë anglezët janë rikthyer sërish në garë për shërbimet e 21-vjeçarit shqiptar dhe këtë herë me më shumë bindje, pasi jemi në muajin e fundit të merkatos dhe koha për kompletimin e ekipit nuk premton.

Asllani nuk shihet si titullar nga Inzaghi që edhe gjatë miqësoreve të verës i ka besuar turkut Calhanoglu dhe i ka dhënë pak minuta mesfushorit shqiptar.

Pikërisht për këtë arsye, nëse Brighton prezantohet me një ofertë bindëse prej 25-30 milionë eurosh mund të bindë zikaltrit ta shesin./SuperSport

Top Channel