U përplas nga 29-vjeçari dje në autostradën “Tiranë-Durrës”, ndërron jetë sot punonjësi i pastrimit të rrugëve

01/08/2023 11:56

Punonjësi i pastrimit të rrugëve, i cili u përplas një ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës ndërroi jetë sot në spital.

Ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, pas përplasjes nga 29-vjeçari banues në Këlcyrë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa autori u arrestuan në vendngjarje.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Y., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, pasi automjeti që drejtohej nga 29-vjeçari, ditën e djeshme, përplasi në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasin Sh. A., 51 vjeç, banues në Tiranë (punonjës për pastrimin e rrugëve). Për shkak të dëmtimeve të marra, 51-vjeçari ka humbur jetën ditën e sotme, në spital. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme“, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA