Kaos te Beshiktashi! Drejtori sportiv turk jep dorëheqjen, tifozët e skuadrës nga Stambolli nesër në protestë për merkaton

26/07/2023 18:37

Kaos në kampin turk të Beshiktashit, në prag të ndeshjes së parë të turit të dytë të Conference League.

Gazetari ynë atje Endi Tufa mëson se drejtori sportiv i skuadrës së Stambollit ka dhënë dorëheqjen pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit, ndërkohë që tifozët turq nesër do të protestojnë për merkaton e pakënaqshme që kanë bërë deri tani Beshiktashit.

Sakaq, nga Stambolli raportohet që për ndeshjen e nesërme të Beshiktash ndaj Tiranës, që është planifikuar për të startuar nesër, në orën 20:00, janë shitur 35.000 mijë bileta në stadiumin “Vodafone”, që ka një kapacitet prej 45.000 vendesh.

Nga këto, për tifozerinë bardheblu të Tiranës janë rezervuar 500 bileta.

Top Channel