Blic/ Napoli ndërhyn në merkaton e Juventusit, “xhevahiri” i Leverkusenit në fokusin e klubeve “BIG”

16/05/2024 21:33

Napoli kërkon të përforcojë repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm duke “hedhur grepat” drejt  Mason Greenwood, i cili duket se ka rilindur në Spanjë me fanellën e Getafe, ku gjatë këtij sezoni mes kampionatit dhe kupës ka realizuar 10 gola në total.

Për 22-vjeçarin, kartoni i të cilit zotërohet nga Manchester United interes ka edhe nga Juventusi. Bardhezinjtë kanë kohë që e vëzhgojnë nga afër lojtarin, i cili me shumë mundësi do të largohet nga Spanja në fund të sezonit, për t’u rikthyer te “djajtë e kuq”, ku nuk do të qëndrojë gjatë, pasi drejtuesit e kanë nxjerrë në shitje lojtarin.

Aventura e Romelu Lukakut te Roma është drejt fundit. Sipas mediave italiane, ndeshja e të dielës përballë Genoas do të jetë e fundit për sulmuesin belg me fanellën verdhekuqe. Huazimi i 31-vjeçarit me ekipin italian përfundon në fund të gushtit dhe Chelsea që zotëron kartonin e tij duket se nuk ka aspak ndërmend ta rinovojë sërish marrëveshjen me drejtuesit e Romës për qëndrimin e lojtarit në Itali. Lukaku në aventurën e tij me kryeqytetasit ka realizuar 20 gola në total.

Jeremie Frimpong, i  cili ka zhvilluar një sezon të mirë me Bayer Leverkusen duke realizuar 14 gola në total mund të largohet nga kampionët e Gjermanisë në fund të sezonit. Sipas mediave gjermane, në garë për kartonin e holandezit janë klubet e mëdha të Europës, Bayer Munich, Manchester City, Manchester United, Arsenal e Real Madrid që do të synojnë të rrëmbejnë gjatë meraktos së verës 23-vjeçarin. Drejtesit e aspirinave kanë bërë të ditur që lojtari mund të largohet nëse paguhet shifra prej 50 milionë eurosh.

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes vendosi “pikat mbi I” përsa i takon të ardhmes së tij. Mesfushori i cili është përfolur shumë për një largim në fund të sezonit, ku sipas mediave, Bayern Munich dhe disa klube nga Ararabia Saudite kanë shfaqur ineres për të, theskoi se nuk ka ndërmend të largohet./Super Sport

Top Channel