Verstappen para garës së Italisë: Fillim jo dhe aq i lehtë, përpara shoh një sezon të luftuar

16/05/2024 22:25

Piloti i Red Bull, Max Verstappen, foli në prag të garës së ardhshme të Formula 1.

Cirkuiti i radhës në botëorin e shpejtësisë do të jetë ai i Emiglia-Romagna, për çmimin e madh të Italisë. Kampioni në fuqi pranoi se fillimi i sezonit nuk ka qenë dhe aq i lehtë sesa pritej për Red Bull-in:

“Mendoj se pesë garat e para nuk kanë qenë aq të lehta për ne. Disa fundjava ishin më të mira se të tjerat, por që nga fillimi i sezonit, diferencat janë më të vogla. Gjithsesi, mendoj se skuadra ka bërë paraqitje të mira në këto gara.

Nga jashtë, ndonjëherë duket se nuk kemi sfida, por ne punojmë shumë për të realizuar më së mirë çdo garë. Për mua nuk është diçka e mërzitshme, gjithmonë jam më të mirën timë për të arritur objektivin-mbylli deklaratën e tij piloti holandez”

Aktualisht, Max Verstappen kryeson renditjen e Formula 1, në kuotën e 136 pikëve, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez me 103. Ferrari i Charles Leclerc renditet i treti në klasifikim me 98 pikë./Super Sport

Top Channel