Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se Porti i Durrësit këtë fundjavë ka pritur mbi 11 mijë pasagjerë.

“Mirëmëngjesi dhe nga Porti i Durrësit që këtë fundjavë priti mbi 11 mijë pasagjerë ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar kryeministri Rama.

Porti i Durrësit është përballur me një fluks të madh udhëtarësh këtë sezon vere, ku diaspora shqiptare në Zvicër dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore dhe Qendrore, po dhe shtetas të huaj po zgjedhin transportin detar për të mbërritur në vendin tonë dhe shijuar verën e nxehtë buzë Adriatikut dhe Jonit.

Kapiteni i portit detar të Durrësit Tauland Allkja për Top Channel, ka thënë  se që nga 20 korriku tragetet kanë shtuar udhëtimet ditore mes brigjeve të Adriatikut për të përballuar kërkesat e shumta.

Do të funksionojnë 32 sportele për të siguruar një përpunim të shpejtë të udhëtarëve.

FOTO GALERI
3/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA