Në “Top Story” mbrëmjen e sotme është diskutuar mbi Chat GPT-në, si dhe avantazhet dhe disavantazhet që ka krijimi i këtij sistemi për shoqërinë tonë.

Gazetari Blendi Sala tha se shumë ndryshe nga një makinë llogaritëse, Chat GPT-ja nuk është statike, por ndërvepron me ty në kohë reale, vetëkorrigjohet, mban mend sjelljet dhe veprimet e tua dhe të përshtatet.

Pjesë nga biseda:

Sala: Kjo realisht është një specie e një lloji tjetër. Makina llogaritëse mund të bëjë deri diku një veprim, por kjo është diçka tjetër. Mëson duke bërë, ndryshon duke bërë. Pra një makinë llogaritse është ajo, nga kur e bleve deri sa ta hedhësh do të të bëjë të njëjtat veprime, por kjo nuk është statike si makina llogaritëse. Kjo ndërvepron me ty në kohë reale dhe korrigjohet, vetëkorrigjohet. Mëson, mendon.

Çdo të dhënë që vendos, ajo e ripunon. Mbas një bisede që t’i do të bësh me të, ajo këtë bisedë e ka përvetësuar tani dhe herës tjetër që do të hysh në Chat GPT, Chat GPT-ja ty të mban mend.

Mban mend sjelljet dhe veprimet e tua dhe të përshtatet.

Duma: Pra, në qoftë se Chat GPT-së i kërkon të të japë një ese mbi kapitalizmin dhe të nxjerrë një ese të shkëlqyer mbi kapitalizmin. Pyetja qëndron, në rast se dikush tjetër i kërkon po të njëjtën gjë, do t’i japë të njëjtën ese që të ka dhënë edhe ty?

Sala: Jo.

Duma: Pse?

Sala: Sepse t’i mund t’i thuash më jep një ese origjinale mbi kapitalizmin.

Duma: I shton një term?

Sala: Një term. Pra mënyra se si t’i ndërvepron me Chat GPT-në, nëse do ta përdorësh për punë, për artikuj mbi teknologjninë, ti mund të ulesh atje dhe ta bësh një artikull për 3 – 4 apo 5 orë ose mund t’i kërkosh më jep një artikull të detajuar rreth kësaj teme. Ose fjala vjen, ti do të kesh të ftuar një personazh politik dhe hynë aty dhe i thua: më bëjë një listë pyetjesh të vështira për kryeministrin dhe do të shikosh që ato pyetje realisht janë pyetje të qënësishme sepse merr të gjithë informacionin që ekziston në rrjet. Ka lexuar triliona e triliona faqe tekst. Të gjithë enciklopeditë që janë shfaqur nonjëherë, të gjithë librat, mitet, çfarë po shkruhet sot, të gjitha gazetat e të gjithë kohës dhe e ka atë informacion.

E njeh Shqipërinë më shumë seç mund ta njohim unë dhe ti me kufizimet tona njerëzore. Janë dy gjëra. Ose do të jetë epoka e artë e njerëzimit ku ne do ta shalojmë këtë kal të mrekullueshëm dhe do vrapojmë për hapësira të së ardhmes, do shërojmë çdo sëmundje, do zgjidhim çdo problem që plagos sot humanitetin ose  është fundi I historisë njerëzore.

Top Channel