Leonard Hoxhaj nga njesia Administrative Cakran, Fier e ka kthyer vëmendjen tek bujqësia dhe veçanërisht në serat diellore.

I kthyer nga emigrimi në Greqi dhe Itali aplikoj në programet e Ipard duke përfituar nga grantet për bujqësinë.

Leonardi nisi të ndërtoje 3.5 dynym sera diellore ku 60 % financohet nga programi IPARD.

Ky është viti i gjashtë i prodhimit të varietetit “Kornishon “të kastravecit që eksportohet në Austri. Ky varietet është shumë i kërkuar pasi përdoret në industrinë ushqimore në konservim dhe çmimi i eksportit është shume i lartë.

Vetëm me këtë sipërfaqe prej 3.5 dynym në 1 sezon ka arritur të eksportoj drejt Austrisë në vitin e kaluar në 53 ton.

Deri tani jemi shumë të kënaqur dhe synojmë ta rrisim sipërfaqen e mbjellë me këtë kulturë nëse do të ketë dhe një ndihmë nga shteti në infrastrukturë, pasi rruga për të shkuar në tokat e fermerit është tepër e amortizuar.

Por ambicia e Leonardit për punën në bujqësi nuk janë vetëm serat, ai ka mbjellë edhe një sipërfaqe prej 5 dynym në specat pikant për industrinë ushqimore.

Top Channel