Sarandë/ Vodhi tre televizorë dhe sende personale të pushuesve në hotel, në pranga një 46-vjeçar

20/07/2023 11:27

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap duke vjedhur në një hotel në Livadhaj.

Në mesnatë 46-vjeçari J.K nga Saranda vodhi  tre televizorë dhe sende personale të turistëve të akomoduar në këtë hotel.

Policia ka bërë të mundur kapjen e tij në flagrancë dhe sekuestroi tre televizorët dhe mjetet e përdorura nga autori për të kryer vjedhjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel