Organizoi sfilatën e parë të modës në komunizëm, Zekthi: Vite të tmerrshme, të burgosnin

20/07/2023 21:46

Modelistja Hirushka Zekthi, bëri histori që në fillesat e modelizmit në Shqipëri në vitet 80.

Edhe pse me një talent të jashtëzakonshëm në pikturë dhe stilim, profesioni i saj është rrezikuar në Shqipëri në periudhën komuniste, ku Zekthi ka rrezikuar edhe të burgosej.

Ajo është shprehur mbrëmjen e sotme në Top Story se ishte karikaturistja e parë në Shqipëri  dhe se kishte qepur rroba edhe për familjen e Enver Hoxhës.

“Në fundin e 89’ kam ikur nga Shqipëria.Unë jam anëtarja më e reja e lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve. Mësova teknikën isha karikaturistja e parë në Shqipëri, pastaj ishte një periudhë shumë e pafat për të gjithë artistët. Shumë kolegë të mi u burgosën sepse filloi ajo rryma moderne dhe mua më pëlqente. I thashë kryetarit të lidhjes se dua të kaloj në artet aplikative, sepse më detyronin të qepja një stres i jashtëzakonshëm.Modeloja dhe nuk duhej të ishte ai model njësoj si dikush tjetër që tek gratë e deri te vajza e Enver Hoxhës.”- tha Hirushka Zekthi.

Top Channel