“Gabimi fatal me vajzën e Enver Hoxhës”, modelistja: Më thanë pse i more lekët për fustanin?

20/07/2023 22:27

Modelistja Hirushka Zekthi tha në Top Story se ishte karikaturistja e parë në Shqipëri dhe se kishte qepur rroba edhe për familjen e Enver Hoxhës, por kur i mori lekët e fustanit vajzës së tij, Pranverës, sigurimi në atë kohë i kërkoi llogari.

“Unë nuk kam asnjë për personin e Pranverës, por më thonë që do patjetër Pranvera që të qepi dy fustane. Por Pranvera në atë kohë ka qenë shumë e shëndoshë. Edhe ishin zajde, mëndafsh dhe ma la në dorë, bëje modelin si të duash, Ia bëra. Shumë shumë e kënaqur por kur erdhi, më kapi më puthi shumë entuziaste dhe më tha sa lek do. Aq thash sa sa marr për fustanet. M’i dha por më dha vetëm dorën”, tegon Zekthi.

“Mbas asaj filloj sigurimi: ‘Ti t’i marësh para Pranvera Hoxhës?’. Ada e cila qenë vazjë shumë e mirë më tha: ‘Pse tha i more lekë asaj se do të sillte një hekur me avull. Atë ma ka sjellë filanja dhe nuk e doja, i thahë. Pse thash e ofendon Pranverën. Kam qenë shumë direkte dhe mbase i kam bërë dëm vetes me këtë”, shprehet modelistja.

“Që kur jam futur më ka thënë im atë ‘një sy qorr, një vesh shurdh, mbyll gojën, janë shumë kurioz njerëzit mund të pyesin si jeton e kështu’. Herë as here vinin edhe në shtëpinë tonë. Pastaj pata një presion të jashtëzakonshëm”, tregon Hirushka Zekthi.

Top Channel