“Alpe të pastra”/ Goditen 6 raste të kultivimit të drogës në Shkodër, asgjësohen mbi 3 mijë bimë

18/07/2023 09:58

Mbi 3 mijë rrënjë kanabisi janë asgjësuar në disa zona të qarkut të Shkodrës.

Nga një megaoperacion i zhvilluar në kuadër të operacionit “Alpe të pastra” janë evidentuar 6 raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Në kontroll janë angazhuar 100 punonjës policie të cilët kanë përdorur 6 dronë të Policisë, për kontrollin e zonave malore.

Në kuadër të kësaj faze, u asgjësuan në total 3491 bimë narkotike cannabis sativa, prej të cilëve: 304 bimë në Pult dhe Theth, Shkodër; 1021 bimë në fshatin Rrapsh, Malësi e Madhe; 2166 bimë në fshatrat Shllak dhe Temal, Vau i Dejës.

Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA