“Ndërgjegjja ime s’i përballon dot”, avokati Lapaj: Dy kategoritë e çështjeve që nuk marr përsipër t’i mbroj

17/07/2023 22:09

Në Top Story avokati Adritatik Lapaj tha se ka hequr dorë nga mbrojtja e dy kategorive, vrasësit dhe pedofilët.

Teksa po flitej për dy idhujt e drejtësisë italiane Falcone e Borselino në Top Story, Lapaj tha se ndërgjegjja e tij nuk pranon mbrojtjen e një vrasësi.

Personalisht kam mbrojtur vetëm njëherë rastin e dikujt që kishte tentuar të vriste dikë dhe nga ajo ditë, unë kam hequr dorë nga mbrojta e dy kategorive të çështjeve. Vrasjet dhe pedofilitë, mund të duket jo profesionale, por ndërgjegjja ime nuk t’i përballonte dot. Për raportin që duhet të mbash, avokati siguron të drejtat procedurale, jo për të cenuar drejtësinë. Ata që synojnë pafajsinë e kriminelëve, nuk janë avokatë, por janë maskarenj”.

Top Channel