Gazetari italian flet për investimet e reja të mafias: Janë sofistikuar, kanë hyrë shumë tek bastet

17/07/2023 22:34

Gazetari italian Dario de Luca ka treguar detaje mbi bashkepunimin e mafias italiane me atë shqiptare. 

Ai bëri me dije se përveç lëndëve narkotike, klanet mafioze shqiptare dhe italiane bashkëpunojnë edhe në botën e basteve.

“Harta ka ndryshuar me kalimin e kohës dhe mafia ka ndryshuar, ndoshta 10 vite më parë mezi pohohej që të thonim që është mafia në veri të Italisë, por tani është ky përceptimi që mafia i shtrin tentakulat në të gjithë vendin siç e kishte nuhatur Falcone. Instrumentet për të hetuar këtë gjë ishin shumë të pakta, mafia tentoi të bënte biznes përtej kufijve, shumë herë e kemi thënë eshë për Shqipërinë. Sa i përket drogës, ky kanali që ekziston mes mafias italiane dhe klaneve shqiptare për transportimin e mariuanës por kemi edhe biznese më të rëndësishme siç ai i botës së basteve që shkon në kanale jo formale dhe një mafie që mezi detektohet. Unë doja të bëja një saktësim, ajo që doja të saktësoja është se sipas meje mafia siçiliane akoma nuk ka marrë “antivirus”, sakrifica e Falcone dhe Borselino ka bërë shumë efekte pozitive megjithatë ka shumë për të bërë në këtë aspekt. Ne çdo ditë po zbulojmë politikanë që kanë marrëdhënie me mafiozë e trafikantë.”– tha Dario de Luca.

Top Channel