
23/02 22:38
Sotiris Ninis sërish pa skuadër.
Mesfushori ofensiv nga Himara, i cili vite më parë refuzoi kombëtaren shqiptare dhe zgjodhi Greqinë (33 ndeshje dhe 3 gola), ka ndërprerë bashkëpunimin me PAS Janina.
Skuadër që garon në elitën e futbollit grek. Ninis ishte pjesë e Janinës prej janarit të këtij viti. Duke regjistruar nëntë ndeshje dhe asnjë gol.
Lojtari ofensiv debutoi me kombëtaren greke në majin e vitit 2008. Ai mbërriti deri te Parma në Serie A, por karriera mori për poshtë më pas.
Dhe kjo është hera e pestë në karrierë që futbollisti i lindur në Shqipëri mbetet pa skuadër./ SuperSport
Top Channel