Klubi i Leipzig ka gati goditjen e radhës në merkato. Pasi transferoi për shifrën e 40 milionë eurove sulmuesin Lois Openda nga Lens, gjermanët po përgatisin një tjetër lëvizje për repartin ofensiv.
Tashmë në shënjestër është Nicolo Zaniolo që kërkon të rikthehet në nivelet e rëndësishme europiane pas aventurës në Turqi me Galatasarayn.
Ish-lojtari i Romës është i hapur për një aventurë në Bundesliga, megjithatë Leipzig fillimisht duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me klubin turk. Kontaktet e para mes palëve kanë nisur me Leipzig që synon të kuptojë mirë pretendimet e Galatasarayt në lidhje me Zaniolon teksa turqit e kanë 24-vjeçarin nën kontratë deri në vitin 2027.
Kujtojmë se Leipzig u interesua për Zaniolon edhe në merkaton e janarit, atëherë kur sulmuesi ishte pjesë e Romës. Megjithatë, në fund ishte Galatasaray që fitoi shërbimet e italianit dhe tashmë zotëron të drejtën për ta shitur.
Top Channel