“Lamtumirë” Europë, mesfushori i Lazios pranon ofertën e Al-Hilal

11/07/2023 09:07

Pas Marcelo Brozovic, një tjetër mesfushor nga Seria A zbarkon në Arabinë Saudite dhe po flasim për Sergej Milinkovic-Savic.

Lojtari i Lazios do të largohet kështu nga Europa dhe do të jetë futbollisti i radhës që do të udhëtojë drejt Arabisë.

Destinacioni do të jetë Al-Hilal, që ka gati një kontratë tre vjeçare me pagë 20 milionë euro (neto) në sezon, ndërsa mediet italiane bëjnë me dije se Lazio do të përfitojë 40 milionë euro./ SuperSport

Top Channel