Ndahet nga jeta legjenda e Interit, fitues i Topit të Artë

09/07/2023 10:48

Wilfried Zaha mësohet se ka refuzuar një ofertë milionere nga Al Nassr, skuadër që drejtohet nga spanjolli Luís Castro dhe ku luan Cristiano Ronaldo.

RMC Sport raporton se klubi saudit ka vënë në tavolinë 60 milionë euro, për një kontratë shumëvjeçare, për të bindur sulmuesin 30-vjeçar që t’i bashkohet futbollit saudit.

Sipas të njëjtit burim, klubi me qendër në Riad nuk ka hequr dorë dhe do të kthehet me ofertë të re.

Zaha, sulmues nga Bregu i Fildishtë, është i lirë në merkato pasi i ka përfunduar kontrata me Crystal Palace.

Sezonin e kaluar, sulmuesi shënoi shtatë gola dhe dha tri asistime në 28 ndeshje për skuadrën angleze./ Super Sport

Top Channel