Edgars Rinkevics betohet si presidenti i parë homoseksual i një prej shteteve të BE-së

08/07/2023 17:12

Ministri i Jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkevics, është bërë kreu i parë i shtetit por gjithashtu ai është presidenti i parë homoseksual i një vendi të Bashkimit Evropian.

Rinkevics, i cili kishte shërbyer si ministër i Jashtëm që nga viti 2011, u betua si president i Letonisë të shtunën në Riga.

BE-ja ka pasur krerë qeverish të hapura homoseksualë më parë, por kurrë një kryetar shteti homoseksual. Në shumë vende, krerët e shteteve dhe krerët e qeverive janë njerëz të ndryshëm – për shembull një president dhe kryeministër. Ish-kryeministri belg Elio di Rupo ishte kreu i parë i qeverisë homoseksual i parë i BE-së.

Rinkevics, 49 vjeç, u vetëcilësua për herë të parë në vitin 2014 dhe që atëherë ka qenë një kampion i zëshëm i të drejtave LGBT.

Martesat e homoseksualëve janë të paligjshme në Letoni, megjithëse gjykata kushtetuese e vendit njohu bashkimet e të njëjtit seks vitin e kaluar.

Në maj, z. Rinkevics u zgjodh nga parlamenti i Letonisë si presidenti i ardhshëm i vendit në raundin e tretë të votimit.

Të shtunën në fjalimin e tij inaugurues , Rinkevics u zotua të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e vazhdueshme të luftës të Ukrainës kundër Rusisë. Ai tha se politika e jashtme e Letonisë “nuk ka kohë për gabime”, duke shtuar se do të veprojë “shpejt, me vendosmëri dhe mençuri”.

Gjithashtu në fjalimin e tij, z. Rinkevics trajtoi pabarazinë si një “problem të rëndësishëm”. “Ndarja sociale në shoqërinë tonë është shumë e madhe,” tha ai.

“Gjatë presidencës sime, unë do të ngrihem për krijimin e një Letonie moderne dhe të fortë, për një Letoni ligjore dhe të drejtë, për mirëqenien e njerëzve, për një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të respektueshme. Dhe është e mundur që të gjithë ne ta arrijmë këtë duke punuar së bashku.”

Z. Rinkevics merr postin nga Egils Levits, i cili shërbeu si president për katër vjet dhe do të përfaqësojë Letoninë në samitin e NATO-s javën e ardhshme në Vilnius, Lituani.

Letonia është një nga tre shtetet baltike, duke përfshirë Lituaninë dhe Estoninë, të cilat iu bashkuan BE-së në vitin 2004 pasi u shkëputën nga Bashkimi Sovjetik i shkatërruar në fillim të viteve 1990.

Top Channel