U bë heroi i Trabzonsporit në Kupën e Turqisë, Ernest Muçi: Ishte e rëndësishmja arritja në finale. E ardhmja? As unë nuk di gjë
UEFA ka publikuar listat e tri skuadrave shqiptare kampione që do të marrin pjesë në raundin e parë të Champions League.
Partizani (Shqipëri), Ballkani (Kosovë) dhe Struga (Maqedonia e Veriut).

Te “Demat e Kuq” bien në sy mungesat e portierit Bekim Rexhepi, mesfushorit Massanga Matondo dhe ajo e Gjelbrim Taipit, afrimi më i fundit tek ekipi kryeqytetas.

Por, deri në 24 ore përpara zhvillimit të ndeshjeve mund të bëhet ndonjë ndryshim në listë nga klubet sipas rregullit të UEFA-s.

Partizani sfidon Bate Borisov. Takimi i parë, në “Air Albania” (11 korrik). Një javë më vonë dueli i kthimit në Bjellorusi.
Ballkani përballë Ludugorets, kampionëve të Bullgarisë. Ndeshja e parë, të martën e 11 korrikut në “Fadil Vokrri”.

Duel që do të transmetohet në SuperSport (20:45). Shtatë ditë më vonë, përballja e kthimit në Bullgari.


Në Champions merr pjesë për herë të parë edhe Struga, që fitoi titullin e parë kampion në Maqedoninë e Veriut.

Skuadra e Shpëtim Duros kundër Zalgiris Vilnius (Lituani). Takimi i parë, në transfertë (11 korrik).

Pas një jave, sfida e kthimit në stadiumin e qytetit të Ohrit (18 korrik). Ndeshje që do të transmetohet në SuperSport (17:00).


Top Channel