I riu shihet si pasardhësi i Hysajt në Kombëtare, Bulku zbulon prapaskenat me Kurtulan: Jemi në bisedime, shpresojmë ta kemi në ndeshjet e shtatorit
Sirena arabe edhe për Diego Simeonen, trajneri më të paguar në planet. Argjentinasi i Atletico Madrid, skuadër të cilën e drejton prej dhjetorit të vitit 2011, përfiton 40 milionë euro në sezon!
El Cholo është prej vitesh më i paguari në profesionin e tij, ndërkohë që në Arabinë Saudite janë gati ta mbushin me “ar”.
Marca shkruan se Simeonen po e kërkon Al Ahli, skuadra e rikthyer në elitën e futbollit saudit. Ndërkohë, trajneri latin nuk ka marrë oferta rinovimi nga Atletico, me të cilët ka edhe një vit kontratë.
Shumë që ofrojnë arabët nuk bëhet e ditur sipas të përditshmes iberike, por bëhet fjalë për një kontratë shumëvjeçare, me një pagë sezonale të çmendur.
Top Channel