I riu shihet si pasardhësi i Hysajt në Kombëtare, Bulku zbulon prapaskenat me Kurtulan: Jemi në bisedime, shpresojmë ta kemi në ndeshjet e shtatorit
PSG zyrtarizon përforcimin e tretë pas Milan Skriniar dhe Marco Asensio.
Të dy me parametra zero nga Interi dhe Real Madrid.
Afrimi i radhës tek ekipi i Luis Enrique-s është Manuel Ugarte, për kartonin e të cilit kampionët e Francës paguan klauzolën 60 milionë euro.
Mesfushori shkatërrues do të jetë pjesë e PSG-së deri në verën e vitit 2028. 22-vjeçari është pjesë e kombëtares së Uruguait.
Ugarte ishte pjesë e Sportingut të Lisbonës në dy sezonet e fundit. Futbollisti latin ka zgjedhur fanellën me numër 4 te ekipi më i fortë në Francë.
“Sinqerisht jam shumë i lumtur që po hedh këtë hap të madh në karrierën time, duke u bërë pjesë e një klubi kaq të madh. Do të jap gjithçka për Paris Saint-Germain”, deklaroi mesfushori me tipare mbrojtëse, i cili është gati të nisë aventurën e radhës në karrierë./ SuperSport
Top Channel