Peshëngritësja 15-vjeçare nga Elbasani shpallet kampione Europe

04/07/2023 20:32

Sportistja Enkileda Carja garoi sot në Kampionatin Europian të Peshëngritjes U15-U17 në kategorinë 59 kg.

Sportistja 15-vjeçare nga Elbasani arriti të fitonte vendin e parë me një diference prej 21 kg nga vendi i dytë.

Enkileda Carja fitoi tre medalje ari me 84kg në stilin e shkëputjes, 100kg në stilin e shtytjes dhe 184 kg në dygarësh.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel