Një 28-vjeçar nga Fieri u arrestua nga policia në Sarandë, pasi u kap duke transportuar emigrant të paligjshëm.

Në pranga ra E. S., 28 vjeç, i cili transportonte me një kamionçinë, kundrejt pagesës, 33 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së..

Ai shtetas u kap në flagrancë gjatë operacionit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vendin e quajtur Ura e Çukës, Sarandë, duke transportuar emigrantët.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA