Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, katër të plagosur, nisen drejt Traumës
24/06/2026 22:53
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të Urës së Milotit, ku janë përplasur dy automjete, një tip “Volkswagen” dhe një tip “Audi”.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar katër persona. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të plagosurit janë transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas janë dërguar drejt Spitalit të Traumës për trajtim të specializuar.
Top Channel