Capital T, një nga artistët më të dashur për publikun shqiptar, ka folur sot për “Pushime On Top”.
Në një bisedë sportive me moderatoren Lei Kraja, reperi ka ndarë me fansat disa nga planet më të afërta sa i përket karrierës, ku ka paralajmëruar një koncert me përmasa madhështore, si dhe një album të ri.
Lei Kraja: Si do të titullohet ky album?
Capital T: Për momentin, po e mbaj sekret emrin, por di të them që do të jetë shumë i goditur, ‘dhurata’ ime për këtë sezon veror…
Këtë herë, duket se reperi vjen me surpriza jo vetëm në muzikë, por edhe në jetën e tij private.
Lei Kraja: Po me çështjet e zemrës, si i ke punët?
Capital T: Jam rehat, i stabilizuar… Dua të vazhdojë kështu, të mos ndryshojë…
Mesa duket, Capital T i frikësohet pak ‘syrit të keq’, pasi edhe më herët është shprehur se nuk flet nga frika, se mos shkatërrohet diçka e mirë.
“Nuk kam dashur ta shfaq pikërisht nga frika se do të shkatërrohet diçka mirë, për shkak se e di si funksionon mentaliteti jonë dhe si është rrethi, por po ashtu mos t’ia cenoj privatësinë personit tjetër që kam në krah, sepse ndoshta s’ka qejf”.
Top Channel