Intervista e Zhaklin Lekatarit në “Pushime On Top” ka nisur ndryshe nga ato me personazhet e tjera.

Për një moment, ajo dhe Eni Shehu kanë marrë rolin e moderatorëve dhe me shaka, kanë prezantuar si të ftuarën e tyre Lei Krajën.

Lei Kraja: “Le ta nisim intervistën tani, sepse ti Zhaklin je e ftuara ime, më ke marrë vendin e punës”

Zhaklin Lekatari: “Jo Lei, më duket se ma ke marrë ti mua vendin e punës…”

Eni Shehu tregoi edhe njëherë për nisjen e sezonit, kohë në të cilën ai ka dashur shumë që në krah të kishte Zhaklin Lekatarin si bashkëmoderatore.

Zhaklin Lekatari: “Ftesën për ‘Pushime On Top’ e kam refuzuar unë, pavarësisht se Enin e dua shumë, njihemi prej kohësh dhe kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Por rastisi në periudhën që BBV sapo kishte mbaruar dhe unë s’ndihesha gati. Eksperienca si opinioniste ka qenë e lodhshme dhe nga ana tjetër, ‘Pushime On Top’ është një projekt që të merr shumë kohë dhe angazhim”

Top Channel