“Në çdo lagje të Shkodrës kemi të paktën 5 Luiza”/ Don Phenom sqaron sot deklaratën që bëri xhiron e rrjetit

04/08/2023 18:38

Don Phenom dhe David Dreshaj kanë dhënë sot një intervistë të shkurtër për “Pushime On Top”.

Ata kanë folur për prapaskenat e hitit ‘Tequila’, një bashkëpunim ky shumë i suksesshëm mes dyshes dhe hit i padiskutueshëm i verës 2023.

Ndër të tjera, reperi i njohur Don Phenom ka sqaruar edhe deklaratën e para disa kohëve, për këngëtarin Luiz Ejllin.

I ftuar në TAR ai u shpreh: “Luizi është tipik shkodran me batutat e veta. Në çdo lagje kemi të paktën 5 Luiza. Është vet qyteti. Për bashkëpunim të shohim, nuk i dihet”.

Sot, e pyetur nga moderatorja Lei Kraja, ai ka thënë se deklarata e tij është keqkuptuar dhe nuk ka pasur ndonjë qëllim të keq në fjalët e tij. Ai theksoi se e ka thënë këtë bazuar në natyrën plot humor të Ejllit, që e ka shfaqur brenda shtëpisë së BBVIP dhe është tipike e një shkodrani.

Mbetet për t’u parë nëse do të kemi një bashkëpunim mes dyshes në të ardhmen.

Top Channel