Blegtoria vijon të vuajë pasojat e pakësimit të krerëve.
INSTAT ka konfirmuar se numri i krerëve të bagëtive që prodhojnë qumësht, gjedhë, dele dhe dhi pësoi rënie me 8.3% në vitin 2022 në krahasim me një vit më parë.
Rënia më e fortë ishte tek gjedhët me rënie 11.6%, gati 298 mijë krerë më pak. Numri I dhive pësoi rënie në 7%, ndërsa edhe për delet rënia ishte në të njëjtën masë. Derrat dhe pulat ishin me rënie përkatësisht 14% dhe 10.6%. Një faktor që ndikoi tek pulat ishte dhe gripi I shpendëve.
Ndërkohë grupi i vetëm që ka rritje janë bletët me 17.8%, gati 85 mijë krerë më shumë.
Pakësimi i numrit të krerëve ka sjellë dhe rënie të nënprodukteve si qumështi me 4.2%, mishi me 5,6% dhe vezët me 15%.
Një panoramë tjetër paraqitet për bujqësinë. Prodhimi i perimeve pati rritje me 1.4% në 2022-in krahasim me vitin e kaluar. Ndërkohë në vend vitin e kaluar u rritën sipërfaqet e mbjella me sera. Perimet e prodhuara në to u rritën me 7%, ku kultura e preferuar ishte domatja.
Ndërkohë prodhimi i drithit pësoi rënie të lehtë, ndërsa ulliri u rrit me 43.6% në nivele rekord për shkak të sezonit të mbarë. Patatja pati gjithashtu rritje në prodhim si dhe bimët medicinale. Tek drutë frutorë përveç rrushit, të tjerat si agrumet dhe pemët frutore erdhën me rritje.
Top Channel