Avokatja e famshme Amal Clooney ka treguar sot se “e merr seriozisht biznesin” duke bërë ‘shumë koka të kthehen’ per ta pare, kur erdhi për një diskutim të ambjentit në Madrid.
45 vjeçarja shfaqej në formë ekstravagante me një fustan të bollshëm e te shkëlqyeshëm mëndafshi të verdhë, me flokët brunë të valëzuar, dhe një palë këpucë me taka ngjyrë bronzi të shoqëruara me çantën.
Avokatja e të drejtave që është martuar me aktorin George Clooney, 62 vjeçar, erdhi e shoqëruar nga bodyguard-i dhe dukej në humor të mirë.
Amal tha fjalën e saj në eventin ku mblidhen donacione, që supozohet se shkojnë për nxitjen e ndryshimeve ambjentaliste dhe të klisheve aktuale të së ardhmes së qëndrueshme.
Amal është ndërkohë nënë e dy binjakëve 5-vjeçarë, djalit Alexander dhe bijës Ella.
Ndërsa bashkëshorti George gjendet në SHBA duke xhiruar një film për rrjetin Apple TV+, teksa herën e fundit çifti ishte parë bashkë në maj, në Londër.
George po bashkëpunon Brad Pitt, si producentë në filmin me regji të Jon Watts, i quajtur Wolves (Ujqër).
Brad e George kanë qenë miq të ngushtë që kur kanë luajtur së bashku në filmin Ocean’s Trilogy në vitin 2008.
“Miqësia e vjetër e Brad e George vijon të jetë e fortë madje ata kryejnë herë pas herë dhe çapkënllëqe së bashku”, tha një burim për rrjetin DailyMail.com.
“Ata e dinë se me filmin e fundit mund të nominohen për Oskar, prandaj janë shumë krenarë”, tha burimi pa treguar asnjë detaj për subjektin apo detaje të filmit, sipas rrjetit Hollywood Reporter.
Top Channel