Davide Frattesi ishte padyshim një nga notat më të bukura të Italisë, në gjysmëfinalen e FINAL Four në Ligën e Kombeve, ku të kaltrit u mposhtën nga Spanja me rezultatin 2-1.
Mesfushori në pronësi të Sassuolos është vënë në shënjestrën e Interit prej muajsh dhe sipas mediave italiane, palët janë shumë pranë kompletimit të transferimit.
Marrëveshja mes zikaltërve dhe klubit të Sassuolos është arritur mbi bazën e 35 milionë eurove, 5 prej të cilave zikaltrit do t’i kompensojnë me kartonin e të riut të talentuar Mulattieri, i cili do të transferohet në klubin emilian.
Ndërkohë, Frattesi do të vishet menjëherë zikaltër në një operacion huazimi me detyrim blerjeje dhe pagesë të kartonit me këste, Brenda dy viteve të ardhshme.
Paraqitja e mesfushorit duket se ka bindur edhe trajnerin Simone Inzaghim, që fillimisht kishte kërkuar serbin Sergej Milinkovic-Savic, por Frattesi është disa vite më i ri dhe mund të luajë disa role në fushë, ndaj edhe ka marrë mbështetjen e shumicës në kampin zikaltër.
Komletimi i marrëveshjes për transferimin e tij në Milano, pritet të vijë Brenda muajit qershor, pasi zikaltrit duan të shmangin rrezikun e përfshirjes në negociata të klubeve si Milani e Juventusi, që nuk e kanë fshehur admirimin për Frattesin. /Supersport
Top Channel