Dy nuse, automjeti i të cilave u prish në mes të rrugës, mbërritën në ceremoninë e dasmës së tyre me një makinë policie.
Policia e Hampshire tha se oficeret ishin “në vendin e duhur në kohën e duhur” kur gjetën autobusin me dasmorët që ishin duke shkuar tek ceremonia e dasmës në Hedge End të shtunën.
Në një postim në Facebook, oficeret, nga Ekipi i Policisë së Lagjes Hedge End, thanë se ishin të lumtur të ndihmonin të dyja nuset.
Përmes një postimi në Facebook policia u shpreh: Ne ishim në vendin e duhur në kohën e duhur këtë mëngjes pasi një autobus që mbante dasmorët ishte prishur në St John’s Road. në Hedge End. Nuset ishin shumë të shqetësuara se do të humbnin dasmën e tyre. Ne i ofruam ndihmë, hipën tek makina e policisë dhe arritën në dasmë në minutat e fundit. I urojmë gjithë të mirat dhe të kenë shumë lumturi së bashku dhe jemi shumë të lumtur që ishim aty për t’i ndihmuar!”
Top Channel