Bashkia e Tiranës vijon ndërhyrjet nëpër lagje për rehabilitimin e shtresave asfaltike
13/06/2023 13:17
Bashkia e Tiranës vijon punën intensive për sistemimin dhe rehabilitimin e shtresave asfaltike nëpër lagje.
Punëtorët e Bashkisë bashkë me mjetet e tyre kanë ndërhyrë në rrugën ”Pjetër Budi” dhe “Stavri Vrioni”.
Investimet e Bashkisë së Tiranës në nivel kapilar po vijojnë duke prekur çdo rrugicë të kryeqytetit.
Kryebashkiaku Veliaj ka siguruar ndërhyrje në infrastrukturë gjer në shtëpitë më të largëta.
Top Channel