Dy persona janë lënduar në Krujë, gjatë testimit të një ashensori të ri. Incidenti ka ndodhur në një pallat në lagjen “Zim Zeneli”.

Policia njofton se të dëmtuari janë një 51-vjeçari me iniciale A.B. dhe 50-vjeçari nga Turqia me iniciale S.S.

Të dy janë në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Top Channel