U maskua me një paruke të kuqe, mësuesja ther me thikë gruan e të dashurit para derës së shtëpisë

10/06/2023 17:22

Një mësuese e maskuar me një paruke, ka shkuar tek shtëpia e të dashurit dhe ka goditur me thikë gruan e tij.

Clare Bailey 44-vjeç shkoi tek shtëpia e të dashurit në Harrogate, North Yorkshire me një tufë lulesh. Kur e hapi derën gruaja e të dashurit, mësuesja filloi ta godiste me thikë disa herë.

Në gjykatë u tha se Bailey kishte pasur një lidhje me burrin e gruas. Madje u zbulua se ajo ka nisur lule tek shtëpia e çiftit me një shënim, për ta bërë të dashurin të besonte se gruaja e tij po e tradhtonte. Ai i dha fund lidhjes me Bailey dhe e bllokoi atë në rrjetet sociale.

Prokurori Rupert Doswell tha se e pandehura kishte filluar lidhjen me burrin pas një puthjeje në dasmën e vëllait të saj, raporton YorkshireLive. Mësohet se ata njiheshin rreth 20 vjet më parë.

Prokurori shtoi më tej duke thënë se marrëdhënia e tyre përparoi  në marrëdhënie seksuale dhe janë takuar disa herë gjatë dy viteve me radhë. Bailey shpresonte se ai do ndahej nga gruaja e tij, gjë që nuk ndodhi.

Në mars 2022, burri i tha Bailey-t se po i jepte fund lidhjes së tyre sepse fëmijët ishin prioriteti i tij. Ai më pas e bllokoi atë në rrjetet sociale në maj 2022.

Më 24 qershor të vitit të kaluar, Bailey u kap ka kamerat e sigurisë në një supermarket në Sainsbury duke blerë lule. Ajo kishte vendosur një paruke të kuqe dhe me lule në fytyrë trokiti në derë para se ta sulmonte brutalisht gruan e quajtur Ema. Bailey shkoi në shtëpi dhe u përpoq të hiqte maskimin, por u arrestua pak orë pas krimit të kryer. Ema pësoi lëndime të rënda në qafë, parakrah, krah dhe bark dhe ajo duhej t’i nënshtrohej një operacioni. Ajo arriti të mbijetonte dhe të dilte nga spitali pas një muaji, u zbulua në gjykatë.

Bailey është deklaruar fajtore për tentativë vrasje me 22 vjet e katër muaj. Djali i saj i vogël vdiq ndërsa ajo ishte në paraburgim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA