Më shumë 10-ta dhe më shumë 4 u morën këtë vit nga maturantët në provimin e gjuhës së huaj.

182 maturantë më shumë morën notën 4 këtë vit, në krahasim me vitin e kaluar. Nga ana tjetër, 227 më shumë morën notën 10, në krahasim me vitin 2022.

Te provimi i gjuhë së huaj 1043 maturantë morën notën 4.00 këtë vit, ndërsa 384 maturantë morën notën 10.00.

Në vitin e kaluar 861 maturantë morën 4.00 dhe 611 maturantë morën notën 10.00.

Rreth 33 mijë maturantë kanë marrë pjesë në provime vitin që lamë pas, ndërsa këtë vit janë rreth 3 mijë më pak, shifër e cila ulet çdo vit.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se kalueshmëria në këtë provim është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve.

Të enjten mbi 30 mijë maturantë iu nënshtruan testit të gjuhës së huaj. Në provim ishin të përfshira të gjitha nivelet e vështirësisë dhe për herë të parë këtë vit ishte një test i veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe.

Një tjetër risi e maturës së këtij vitit është edhe  heqja e fletë përgjigjeve të provimeve. Po ashtu, ndryshe nga vitet e mëparshme, kësaj radhe nëse maturanti do të ketë kontestim për notën mund të bëjë ankim dhe të bëhet rivlerësim i testit.

Edhe këtë vit, dështuan rregullat strikte të vendosura nga Ministria e Arsimit, ku vetëm gjysmë ore pasi maturantët janë futur në sallat e provimeve, teza e gjuhës së huaj u publikua në rrjetet sociale, histori kjo e përsëritur edhe nga vitet e kaluara, gjë që tregon se nxënësit kanë mundur të marrin telefonin me vete.

Pas provimit të gjuhës së huaj, maturantët iu nënshtruan më datën 7 provimit të Gjuhës Shqipe. Ndërsa më 13 qershor ata do të provojnë njohuritë e tyre në provimin e Matematikës, kurse më 19 qershor të lëndës me zgjedhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA