Misioni i NATO-s në Kosovë, këtë të premte ka njoftuar për të gjitha masat që ka ndërmarrë që nga 29 maji pas tensionimit të situatës në veri.

Zëdhënësi i shtabit të KFOR-it Andrea Gallieni u shpreh që në mesin e protestuesve në Zveçan ku u sulmuan ushtarët e misionit kishte edhe grupe kriminale.

“Ishte e qartë se aty ishin njerëz që protestonin në një mënyrë të qetë, por ishte gjithashtu e qartë se pas tyre po fshiheshin disa grupe kriminale që përpiqeshin të sulmonin trupat e KFOR-it”- tha Andrea Galleieni, zëdhënës i shtabit të KFOR-it.

Gallieni shtoi se i takon Policisë së Kosovë t’i identifikojë e arrestojë të njëjtët, derisa u kërkoi palëve të përmbahen.

‘Është e rëndësishme që të gjitha palët të përmbahen nga reagimet sepse ashtu siç tregoi kjo situatë, gjithçka mund të përshkallëzojë në nivel më të lartë dhune dhe është shumë e rëndësishme që të gjitha palët të mos marrin veprime të njëanshme pa marrë në konsideratë rrezikun dhe pasojat.”- tha Andrea Galleieni, zëdhënës i shtabit të KFOR-it.

Edhe një herë u bë e qartë që dërgimi i kryetarëve në objektet e komunave më 26 maj ishte bërë pa koordinimin e institucioneve me misionin euroatlantik, ndërkohë që shtoi se sigurinë në veri do ta garantojë KFOR-i.

“KFOR-it në këtë moment po monitoron situatën dhe është gati të reagojë ndaj çfarëdo përshkallëzimi të situatës. Njësitë e KFOR-it janë të stërvitura të përballen me çfarëdo situate në fushën e sigurisë”- tha Andrea Galleieni, zëdhënës i shtabit të KFOR-it.

Gallieni bëri të ditur se përveç lëndimit të 30 ushtarëve më 29 maj, 11 nga kontigjenti italian dhe 19 nga ai hungarez, ka pasur edhe të tjerë me lëndime të lehta.

Derisa njoftoi se nuk priten shtesa të tjera të ushtarëve dhe nuk dihet se kur do largohen nga komunat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA