Erdogan bën historinë! Emëron një grua në krye të Bankës Qendrore

09/06/2023 08:52

Në një lëvizje të papritur, Recep Tayyip Erdogan emëroi si gurvernatore të Bankës Qendrore të Turqisë Hafize Gaye Erkanin, ish-zyrtare ekzekutive financash në Shtetet e Bashkuara.

Erkan, ish-bashkëdrejtuese e Bankës Republika e Parë dhe drejtoreshë në Goldman Sachs në SHBA, do të jetë gruaja e parë që merr një pozicion të tillë në historinë e Turqisë. Ajo nuk do ta ketë të lehtë këtë detyrë, pasi e merr drejtimin e institucionit të rëndësishëm financiar teksa vendi përballet me njërën prej normave më të larta të inflacionit.

Erdogan, i cili sapo e ka nisur mandatin e tretë si president, prezantoi javën e kaluar kabinetin e ri qeveritar dhe ministër të Financave emëroi një njeri që nuk ka ngurruar t`i dalë dhe kundër, Mehmet Simsek.

Simsek, i cili ka punuar si ministër i Financave dhe si zëvendëskryeministër edhe në qeveritë e kaluara, njihet për qasjen kundër politikave jokonvencionale të Erdoganit për ulje të normave të interesit, me qëllim të luftimit të inflacionit. Deri më tani, këtë detyrë e mbante Sahap Kavcioglu, nën menaxhimin e të cilit  norma e interesit arriti të ulej në 8.5 për qind pasi kishte mbërritur në 19% në 2021-shin.

Në maj, për të parën herë në 16 muaj, shkalla e inflacionit në Turqi ra nën nivelin 40 për qind.

Top Channel