“Mbylle se jam në mbledhje me kryeministrin”, të qeshura në takimin me banorët në Himarë, Rama: Më zgjohet xhindi i Vunoit! Me të keq s’i zgjidhni gjërat me mua

24/05/2024 11:40

Kreu i ekzekutivit Edi Rama e ka nisur nga Himara ndarjen e certifikatave të banesa të trashëguara. Ndërsa shpërndante certifikatat, Rama ka shkëmbyer batuta me banorët.

“Më fal se po dëgjoja atë zonjës që po i thoshte dikujt ‘mbylle telefonin se jam në mbledhje me kryeministrin’”, tha Rama.

“Ti s’ke vënë asnjë tullë. Po e shite, shite me lejen e babait”, iu drejtua Rama një të riu që mori certifikatën në emër të babait të tij.

Ndërkohë ai iu përgjigj edhe komentit të një qytetareje e cila pasi mori certifikatën i kërkoi që të mos preket Shushica.

“Ju e dini gjërat me mua zgjidhen me të mirë, se me inat… kam dellin e Vunoit. Kush më vjen me inat është problem i madh. Me të mirë nuk zgjohet xhindi i Vunoit. Për ujin e Shushicës nuk është ashtu siç e keni dëgjuar ju. Mos dëgjoni ata të tjerët. Ujin e kemi për të tërë. Lumi kalon andej dhe vjen këtej. Se pastaj del edhe Vangjel Dule aty”, tha Rama.

Top Channel