Fshatarët përdorin ‘teleferikë’ të improvizuar për të mbledhur çajin në Turqi, megjithë rreziqet (fotot)

24/05/2024 19:05

90-vjeçari Kasim Karaosman vendoset me kujdes në mbajtësen e teleferikut të vjetër, të drunjtë, të cilin thotë se e ka ndërtuar vetë rreth 50 vjet më parë.

Vepra e tij efikase por e konsumuar, e lëshon atë rreth 300 metra poshtë luginës malore drejt shtëpisë.

Makineri të tilla të improvizuara janë thelbësore në këto fshatra në verilindje të Turqisë ku vendasit duhet të ngjiten e të zbresin pasi mbledhin çajin në fusha që nuk mund të arrihen nga automjetet.

Aktiviteti vjetër mbijeton megjithë një seri vdekjesh apo aksidentesh të frikshme që kanë ndodhur në komunitetet gjatë viteve.

Vendasi Ismail Kurt, tregon për të papriturat e zbritjes nga mali me karrocën e drunjtë.

“Një burrë u plagos rëndë dhe iu deshën gjashtë muaj të rekuperohej. Dy gra janë rrëzuar prej saj, shokë e fqinjë të mi, teleferiku na nevojitet por u i dihet kur do të ndodhë aksidenti”.

Ismail shton më tej për rrjetin AFP: “Këto tela janë këtu prej vitit 1975. Janë të vjetër por nuk ka rrugë tjetër për të zbritur. Njerëzit ngjiten për gati një orë në mal. Ata zbresin në lumë dhe ngjiten sërish për te mbledhur çajin”.

Prodhuesja vendase e çajit Sevilay Sen, thotë se ka hequr dorë nga pajisja kur pa shoqen e saj të rrëzohej.

“Nuk e di ç’të mendoj, një person është në spital dhe dikush tjetër gjithashtu në shtrat nga rënia. Kjo më bëri të mos e përdor më, edhe pse është mënyra më e shpejtë për të zbritur”, shkruan rrjeti AFP.

Kablli është në fakt rreth 800 metra i gjatë dhe njerëzit duhet ta përdorin pasi janë të lodhur nga mbledhja e gjetheve në mal por banorët kërkojnë të ndërtohet rrugë për t’u ngjitur e zbritur.

Fshatari Bilgi Kopuz, shton: “Janë disa pajisje të tilla ne zone dhe ndodhin aksidente pasi nuk ka rrugë. Disa kabllo të tilla përdoren vetëm për të zbritur mallin por më shumë se gjysma transportojnë njerëz.”/AFP/

FOTO GALERI
1/7
Aktiviteti vjetër mbijeton megjithë një seri vdekjesh apo aksidentesh të frikshme që kanë ndodhur në komunitetet gjatë viteve.

Top Channel